Lajme
Dërguti për vizitën e Bërnabiqit: Kurti është dashtë të jetë në Luginë, reciprocitet kryeministrash
Demokracia
13:10 | 05 Shtator 2022

Share:

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, ka shkruar një status, e ku ka komentuar vizitën e Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, në veri të Kosovës.

Dërguti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sot është dashur të ketë reciprocitet kryeministrash, duke theksuar se Kurti do të duhej të ishte në Luginë, meqenëse kryeministrja serbe është në Mitrovicë.

Postimi i plotë i Dërgutit, pa ndërhyrje:

Sot është dashur të kemi reciprocitet kryeministrash: njëri në Luginë tjetri në Mitrovicë?

P.S.

Mos m’i përmendni stickersat, ia ngjit, s’ia ngjiti, e njohti, s’e njohti?

Të ngjashme