Lajme
Dërguti i reagon analistit të afërt me Kurtin: Historia flet për emra të përveçëm
Demokracia
11:09 | 06 Prill 2023

Share:

Opinionistja Aida Derguti i është kundërpërgjigjur deklaratave servilosese të ish-këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit.

Dërguti me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka komentuar deklaratën servilosese të ish-këshilltarit të Kurtit, i cili i quajti ish-krerët e UÇK-së në Hagë “pula” dhe “zogj”, shkruan Demokracia.com.

“Poshtërsia brina s’ka. Ky dhe bashkëmendimtarët e tij provokojnë me qëllim që dikush me ju ra shpullë e këta me u viktimizu.  Prandaj leni le të flasin, le të shfryhen duke sha e ne mundemi me i kqyrë seri se ua dimë dhimtën”, ka shkruar Dërguti.

“A e dini ku e kanë inatin? Ju vjen inati pse historia flet për heronjtë në emra të përveçëm, fatkeqësisht viktimat janë veç statistika. Shansi i herozmit ju ka ikë, na nuk ju kemi faj”, shton Dërguti. /Demokracia.com/

Të ngjashme