Lajme
Dërguti dyshon se mund të ketë një pajtim për themelimin e “Zajednicës”
Demokracia
23:16 | 24 Tetor 2022

Share:

Ish-nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka komentuar fjalimin e Albin Kurtit, të cilin e kishte mbajtur para kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Dërgutit, fjalimi i Kurtit kishte nisur prej vitit 2018 edhe jo nga 2013, fliste për atë si e ka ndalë shkëmbimin e territoreve, por jo për ndalimin e themelimit të asociacionit.

“Nuk e përmendi për asnjë monument çështjen e ‘Zajednicës’ e cila është histori e LVV-së, pra kundërshtimi i demarkacionit”, ka deklaruar Dërguti.

Sipas saj, mos përmendja nga Kurti e asociacionin në fjalimin e tij para Kryesisë së LVV-së, lë hapësirë për të dyshuar se mos është pajtuar ai që të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

“Ka gjasë të ketë një pajtim për ‘Zajednicën’, dhe pse rezervohem që të mos flasim për çështjen e dialogut, sepse nuk ka pasur kurrë kaq shumë mungesë të transparencës rreth dialogut”, ka sqaruar Dërguti.

Më 14 shkurt nga një listë garuese kanë marrë 3 pozita kryesore të shtetit siç është presidentja, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, dhe si pasojë e kësaj është prodhuar një homogjenizëm politik i madh në Kosovë ka thënë në Debat Plus ish-nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti.

“Shohim dokument të cilat qarkullojnë e presidentja, Vjosa Osmani i quan lajme të rreme, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se refuzojë të komentojë dokumente të cilat nuk kanë autor. Këta të dytë e mohojnë dokumentin që qarkullojnë në publikë ”, ka sqaruar ajo.

Dërguti ka përfunduar duke thënë se ajo nuk e din a është i njëjti dokument dhe në tavoline e tyre./Gazeta Blic

Të ngjashme