Lajme
Dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore trupi i të vrarit në Prishtinë
Demokracia
20:06 | 27 Janar 2021

Share:

Një ngjarje tragjike ndodhi sonte rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Dyshohet se babai vrau djalin, në rrugën ‘Ndue Perlleshi’’, teksa me të marrë informatën policia arritën në vendin e ngjarjes.

Po ashtu edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika gjenden në vendngjarje, të cilët kanë larguar trupin e viktimës për Institut.

Mësohet se i vrari është Albert Krasniqi, ndërsa dorasi dyshohet se është babi i tij, Skënder Krasniqi.

Policia ka konfirmuar se Krasniqi është arrestuar dhe është konfiskuar arma e përdorur në rast.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti ”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Motivet e vrasjes ende mbesin të paqarta. /Demokracia.com/

Të ngjashme