Lajme
Dërgohet në burg 64-vjeçari për veprën penale “Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit”
Demokracia
08:57 | 09 Shkurt 2022

Share:

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datë 08.02.2022 rreth orës 20:00, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në Kaçanik, personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 64 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit’’ me dënim burgimi prej tre (3) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Të ngjashme