Lajme
AUV-i kryen analizat e mostrave të ushqimit, ku dyshohet se u helmuan ushtarët e FSK-së
Demokracia
14:47 | 07 Prill 2022

Share:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kryer analizat e para nga mostrat me strisho në pesë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që dyshohet se janë helmuar me ushqim. Sipas rezultateve laboratorike, nuk janë izoluar baktere patogjene.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, në një përgjigje për Demokracia.com ka treguar për mostrat që i kanë marrë dhe analizat që janë kryer.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 23.03.2022 ka inspektuar Kazermën e FSK në Gjilan. Ekipi inspektues sanitarë bazuar në procedurat e kontrollit inspektuar hapësirat e kuzhinës, mjetet dhe pajisjet e gatimit dhe enët e servimit të ushqimit dhe uniformat e personelit. Prej të cilave janë marrë strisho për testime laboratorike. Nga rezultatet laboratorike nuk janë izoluar baktere patogjene”, ka thënë Thaçi.

Sipas Thaçit, 9 mostra janë marrë që ta kuptonin arsyen e dyshimit për helmim të ushtarëve në kazermën e Gjilanit “New Born”.

“Gjatë ri inspektimit për komentim të këtyre rezultateve me datë 06.04.2022  ekipi inspektues është njoftuar se disa ushtar ishin ankuar se kanë simptoma plogështi dhe diarre. Inspektorët menjëherë kanë marr mostrat nga ushqimet si mostra  qe dyshohet se janë konsumuar nga ushtaret. Në ketë rast janë marrë 9 mostra në produkte te ndryshme si: sosë, sallata gjellera, supë etj”.

Thaçi ka treguar se këto mostra janë dërguar edhe në IKSHP, dhe ditët në vazhdim pritet të dalin rezultatet.

“Mostrat janë dërguar për testim në laboratorët e IKSHP-së. Ekipi inspektues po ashtu ka marrë të dhëna edhe nga ushtaret e dyshuar në infektim, raportet mjekësore dhe është në kontakt me institucionet shëndetësore të Gjilanit. Për hapat e mëtutjeshëm do të vendoset pas rezultatit të analizave”, ka thënë Thaçi./Demokracia.com/

Helmohen në syfyr pesë ushtarë të FSK-së, këto janë detajet

Afër 30 pjesëtarë të FSK-së kanë kryer analiza mjekësore pas dyshimeve për helmim nga ushqimi i kompanisë “Beni Dona”

Të ngjashme