Sport
Derbi Tirana – Partizani prodhoi një tjetër spektakël në tribuna, kjo ishte përformanca e tifozerive përmes fotografive
Demokracia
10:59 | 26 Tetor 2021

Share:

Edhe një herë tjetër derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit tregoi se është një nga ndeshjet më të mëdha në futbollin shqiptar.

Përveq rivalitetit në fushë, spektakli më i madh ishte në tribunat e stadiumit “Air Albania”, në shkallët e së cilës ishin prezent në numër të madh dy tifozeritë rivale, shkruan Demokracia.com.

“Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” dhanë “provimin” në një tjetër përformancë madhështore.

Këngët, koreografitë, mjetet piroteknike, sloganet kundër njëra-tjetrës nuk kishin si të mungonin.

Klubi i Tiranës dhe ai i Partizanit nëpërmjet faqeve zyrtare kanë publikuar edhe fotografi të përformancës së tifozerive të tyre përkatëse rreth ndeshjes së mbrëmshme në kryeqytetin shqiptar.

Fitores në fund iu gëzuan “bardhekaltrit” që festuan falë golit të vetëm të shënuar nga Limaj në minutat shtesë të pjesës së parë nga penalltia. /Demokracia.com

KËTO JANË PAMJET:

TIRANA:

PARTIZANI:

Të ngjashme