Sport
Derbi për Superligën, Liga e Parë rikthehet me duelin e sezonit
Demokracia
11:37 | 31 Mars 2022

Share:

Pas pushimit dyjavor për shkak të ciklit ndërkombëtar, futbolli i Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e radhës në ligat përkatëse.

Njëjtë sikur në Superligë, edhe në Ligën e Parë të Kosovës do të zhvillohet një derbi i zjarrtë, raporton Demokracia.com.

Gjegjësisht në Grupin B të Ligës së Parë do të përballen dy skuadrat që po luftojnë për vendin e parë, pozitë kjo që dërgon direkt në elitën e futbollit kosovar edicionin tjetër.

Ferizaj dhe Vushtrria sfidohen të premten në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj me fillim nga ora 14:00.

Interesimi për këtë sfidë është i lart, andaj edhe stadiumi pritet të jetë i stërmbushur me tifozë.

Ferizaj është e para në tabelë me 40 pikë, kurse një më pak ka Vushtrria që pozicionohet e dyta.

Dy konkurentët direkt kanë nga 27 gola të realizuar këtë edicion, kurse vendasit kanë dy gola më pak të pranuar deri më tani (13-15).

Ndryshe, kujtojmë se në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet derbi i madh mes Gjilanit dhe Ballkanit, njëherit dy rivalëve direkt për titull të kampionit. Kjo sfidë luhet  të dielën me fillim nga ora 13:30./Demokracia.com/

Të ngjashme