Sport
Derbi në Premierligë: Arsenali nikoqir i Liverpoolit, 11-shet zyrtare
Demokracia
20:16 | 16 Mars 2022

Share:

Arsenali dhe Liverpooli e zhvillojnë sonte derbin e javës në Premierligë.

“Topçinjtë” dhe “Të Kuqtë” do të përballen sonte me fillim nga ora 21:15 në stadiumin “Emirates” në Londër, shkruan Demokracia.com.

Arsenali është në pozitën e katërt me 51 pikë, ndërsa Liverpooli me një fitore eventuale do të shkonte në kuotën e 69 pikëve në pozitën e dytë dhe do t’i afrohej në një pikë liderit Cityt.

Një orë para ndeshjes dy trajnerët kanë vendosur për përbërjet bazë, me Granit Xhakën që starton për vendasit.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale, Cedric, White, Gabriel, Tierney, Partey, Xhaka, Saka, Odeagaard, Martinelli, Lacazette.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Thiago, Mane, Diaz, Jota. /Demokracia.com/

Të ngjashme