Kryendeshja e javës së 29-të në Premierligën angleze i ka takuar Chelseat.
Në “Anfield”, Chelsea ishte mysafire e kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar sonte i takoi skuadrës së Thomas Tuchelit me rezultat minimal, 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për Chelsean e shënoi Mason Mount në minutën e 42-të të ndeshjes.
Ndërkohë, sonte për Liverpoolin nuk luajti fare futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Me këtë fitore, Chelsea ngritet në vendin e katërt në tabelë me 47 pikë, kurse Liverpooli bie në vendin e shtatë me 43 sosh. /Demokracia.com