Sport
Derbi mes kampionit dhe Gjilanit, formacionet zyrtare
Demokracia
14:37 | 01 Prill 2023

Share:

Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Ballkanit dhe Gjilanit, ndeshje kjo e vlefshme kjo për xhiron e 27 të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Ballkani barazoi pa gola me Ferizajn, kurse Gjilani barazoi 2:2 me Llapin, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Ballkani zë vendin e dytë në tabelë me 51 pikë të arkëtuara, krahas Gjilanit që renditet në vendin e tretë në kuotën e 40 pikëve.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Ballkani regjistroi fitore si mysafir me rezultat bindës 3:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Ballkani

Gjilani

Të ngjashme