Sport
Derbi mes Gjilanit dhe Dritës do të transmetohet në këtë kanal televiziv
Demokracia
10:23 | 10 Nëntor 2022

Share:

Gjilani dhe Drita e zhvillojnë sot derbin më të madh të futbollit kosovar në stadiumin me bari sintetik nga ora 13:00, në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy rivalët e përbetuar lokal kërkojnë vetëm fitoren në këtë derbi i cili sërish luhet pa prezencën e dy tifozerive për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit ndihmës në Gjilan.

Kjo përballje do të transmetohet direkt në kanalin televiziv Art Sport1 në Artmotion.

Drita e kishte fituar 4:1 derbin e fundit ndaj Gjilanit.

“Bardhekaltrit” kanë 31 pikë në pozitën e parë. Gjilani pozicionohet i katërti me 23 pikë gjithsej./Demokracia.com/

Të ngjashme