Sport
Derbi londinez i takon Arsenalit
Demokracia
19:30 | 14 Mars 2021

Share:

Kryendeshja e javës së 28-të në Premierligën angleze i ka takuar Arsenalit.

Në “Emirates Stadium”, Arsenali ishte nikoqir i Tottenhamit në derbin londinez, shkruan Demokacia.com.

Ndeshja në fjalë i ka takuar vendasve me rezultat të ngushtë, 2:1.

Martin Odegaard (’44) dhe Alexandre Lacazette (’64) i shënuan golat e fitores për Arsenalin sot.

Kurse, për Tottenhamin shënoi Eric Lamela në minutën e 33-të të ndeshjes.

Pikërisht, Lamela u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76-të për ta lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushë.

Me këtë fitore, Arsenali mbetet në vendin e dhjetë në tabelë me 41 pikë, kurse Tottenhami në vendin e shtatë me 45 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme