Sport
Derbi i skuadrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk jep fitues
Demokracia
15:17 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Derbi i shqiptarëve mes Shkupit dhe Shkëndijës, zhvilluar në stadiumin e Çairit është mbyllur me rezultat 1-1.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe me mijëra tifozë në shkallët e stadiumit, miqtë nga Tetova nuk ia kanë dalë të marrin tri pikë për të rihapur garën në renditje.

Të parët që kaluan në avantazh kanë qenë tetovarët me Sidrit Gurin.

Shkodrani përfitoi nga pasimi i Nezirit, për të zhbllokuar ndeshjen në minutën e 70.

Pas golit, tifozët vendas u acaruan, me sfidën që u ndërpre pak çaste.

Do duhej një perlë nga goditja e dënimit për barazimin, me Alvarez që vendosi ekuilibrat në të 88 minutë.

Edhe pesë minutat shtesë nuk do ndryshonin gjë, me Shkupin që mban kreun me 39 pikë, 7 më shumë se Akademija Pandev e vendit të dytë.

Në të tretën Shkëndija me 31 pikë.

Në sfidat e tjera, Struga humbi në udhëtim 0:1 me Skopja FC, ndërsa Renova barazoi me Tikvesh (1:1).

Të ngjashme