Sport
Derbi i shqiptarëve Shkupi – Shkëndija u mbyll me incidente, forcat e speciale të policisë ndërhyjnë në fund
Demokracia
17:00 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Mes incidentesh të cilat dërguan që dy herë të ndërpritet loja, është mbyllur me barazim ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin e Çairit, bëri që tifogrupi Shfercerat të ndjejnë rahatinë me çka shpërthyen duke shkaktuar edhe incidente.

Ndërprerja e parë erdhi si rezultat i lëshimit të mjeteve piroteknike, të cilat bënë që stadiumi të mbushet i tëri me tym. Kurse ndërprerja e dytë erdhi nga hedhja e mjeteve të forta në fushën e lojës – kanaçe dhe shishe plastike.

Pas kësaj, ndërhynë edhe forcat speciale, të cilat përcollën futbollistët e Shkëndijës gjatë daljes.

Lideri i tabelës dhe kampioni aktual, përkatësisht KF Shkupi dhe KF Shkëndija e përmbyllën këtë ndeshje me rezultat 1-1. /tv21

Të ngjashme