Futbollistët shqiptarë, Shkëlqim Demhasaj dhe Ermir Lenjani kanë fituar ndeshjen ndaj bashkëkombësve të tyre, Liridon Berishës, Liridon Mulajt, Mirlind Kryeziut dhe Mark Marlekut të Kriensit.
Grasshoppers fitoi me rezultat 1:2 si mysafir, derisa Demhasaj shkëlqeu me golin vendimtar, shkruan Demokracia.com.
Me një goditje të saktë, ish-reprezentuesi i Kosovës arriti të shënojë që në minutën e shtatë të ndeshjes.
Ky ishte goli i tetë sezonal për Demhasajn deri më tani. /Demokracia.com
https://streamable.com/5u6two