Sport
Derbi i Milanos u mbyll baras, këto janë deklaratat e trajnerëve Pioli dhe Inzaghi
Demokracia
10:21 | 08 Nëntor 2021

Share:

Derbi i madh italian ndërmjet Milanit dhe Interit nuk ka sjell fitues në takimin e xhiros së 12-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro” është mbyll 1-1 me dy golat e shënuar në fraksionin e parë të lojës, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli pas ndeshjes deklaroi se në pjesën e parë skuadra e tij sulmoi më shumë në pjesën e parë.

Pioli pohoi se lojtarët mund të kishin mbështetur edhe më shumë Ibrahimoviqin që nuk është se la shumë gjurmë.

“Ishte e komplikuar, e vështirë, ne vuajtëm shumë në 20 minutat e para të pjesës së dytë. Interi është i fortë, por sot kemi treguar se edhe ne jemi të forte. Përfituam nga të gjitha fazat për të sjellë diçka në shtëpi”, tha Pioli fillimisht për DAZN.

“Ne mund të kishim mbështetur më shumë te Zlatan, në çdo rast ishim të rrezikshëm pa u tërhequr asnjë centimetër. Rikuperimi i Rebic është shumë i rëndësishëm, ai ka karakteristika thelbësore për ekipin. Leao luajti të gjitha ndeshjet dhe ishte më pak i shkëlqyer se zakonisht”, shtoi ai.

“Po, ne ishim të guximshëm sidomos në fazën mbrojtëse. Ne sulmuam me shumë lojtarë në pjesën e parë, treguam një dëshirë të madhe për të sjellë në shtëpi një rezultat të mirë. Vetëm ne dhe Napoli jemi ende të pamposhtur në ligat kryesore evropiane”, përfundoi trajneri i Milanit.

Ndërsa trajneri i Interit, Inzaghi vlerësoi shumë Milanin për faktin se janë në krye të tabelës.

“Ne ishim përballë një ekipi të madh që me meritë është në krye të tabelës, ne jemi prapa tyre për sa i përket progresit, por ka kohë për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe paraqitjet si kjo do të na japin besim”.

“Në gjashtë ndeshjet e fundit, ne barazuam me Juventusin dhe Milanin, kur ndoshta e merituam të fitonim. Milani dhe Napoli po mbajnë një ritëm të jashtëzakonshëm, por ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne jemi atje lart”.

“Ne donim t’u jepnim tifozëve tanë një fitore dhe mendoj se bëmë mjaftueshëm për ta merituar atë. Tempoja ishte shumë e lartë dhe të dyja skuadrat ndoshta mund të kishin bërë shumë më mirë në nivel teknik, por ishte intensive”, tha Inzaghi pas ndeshjes.

Milani me këtë barazim ndodhet në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka Napoli lider.

Interi ka 25 pikë në pozitën e tretë tabelore. /Demokracia.com

Të ngjashme