Sport
Derbi i madh i kategorisë superiore mbyllet me rezultat befasues
Demokracia
19:08 | 31 Janar 2021

Share:

Xhiro e 17 e Superligës së Shqipërisë ndër të tjera solli edhe derbin e madh ndërmjet dy kryesuesve të renditjes tabelare, Partizanit dhe Vllaznisë.

Sfida e zhvilluar të dielën përfundoi pa fitues dhe rezultati ishte 0-0, përcjell KosovaPress.

Ndeshja ishte në një nivel të lartë të tensionit, aq sa në minutën e 60’ të ndeshjes të dy ekipet mbetën me nga një lojtarë më pak në fushë pas përjashtimit të Bitrit dhe Krymit.

Pas 17 ndeshjeve të zhvilluara, Vallaznia kryeson me 37 pikë, e ndjekur nga Partizani me 28.

Rezultatet e dy ndeshjeve të tjera ishin:

Apolonia Fier 0-1 Tirana

Laci 1-0 Teuta

Të ngjashme