Kjo mesjavë sjell xhiron e 24-t në Superligën e Kosovës në futboll e ku priten disa takime mjaft interesante.
Padyshim vëmendja do të jetë në Gjilan aty ku ndeshën Drita e Gjilanin, shkruan Demokracia.com. Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve tashmë ka publikuar emrat e ‘këmishzinjëve’ të cilët do të gjykojnë këtë mesajvë.
“Bilbili kryesor” në sfidën gjilanase është gjyqtari Shpëtim Murtezit. Ai do të jetë i shoqëruar nga asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërkohë Isak Ceroviku do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. /Demokracia.com