Sport
Derbi i Anamoravës | Forma e Gjilanit dhe Dritës në pesë takimet e fundit dhe përballjet direkte
Demokracia
10:38 | 10 Nëntor 2022

Share:

Gjilani dhe Drita e zhvillojnë sot derbin më të madh të futbollit kosovar në stadiumin me bari sintetik nga ora 13:00, në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Dy rivalët e përbetuar lokal kërkojnë vetëm fitoren në këtë derbi i cili sërish luhet pa prezencën e dy tifozerive për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit ndihmës në Gjilan.

E ky derbi i pret dy skuadrat të cilat vijnë nga një formë e luhatshme në takimet e fundit në elitën e futbollit kosovar.

Të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani kanë dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë përballjet e fundit në Superligë.

Drita e Ardian Nuhiut ka regjistruar dy fitore, dy humbje dhe një barazim në pesë sfidat e fundit të zhvilluara.

“Skifterat” kanë bilanc më të mirë në derbin e madhe lokal sa i përket pesë ballafaqimeve të fundit me Dritën. Ata kanë dy fitore, krahas dy barazimeve dhe një fitoreje të “bardhekaltërve” në derbin e fundit të zhvilluar këtë edicion.

“Bardhekaltrit” kanë 31 pikë në pozitën e parë. Gjilani pozicionohet i katërti me 23 pikë gjithsej./Demokracia.com/

Të ngjashme