Derbi më i madh në futbollin e Kosovës midis Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet këtë mesjavë, ndeshje kjo e fundit ndërmjet këtyre dy rivalëve këtë edicion.
Gjilani dhe Drita do të sfidohen për “shtafetën” e qytetit në ndeshjen e katërt në total për këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Demokracia.com.
Dy derbi i ka fituar Gjilani, ndërsa njëherë ekipet janë ndarë në “paqe” deri më tani.
Një statistikë e padëgjuar më herët për këtë superderbi pritet të shënohet këtë mesjavë.
Ndeshja e javës së 33-të mes Gjilanit dhe Dritës pritet të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Gjilani – Drita, ja ku do të zhvillohet derbi më i madh në Kosovë
Kësisoj, derbi gjilanas për herë të parë në histori brenda një sezoni do të luhet në tri stadiume të ndryshme.
Derbi i parë në stinorin vjeshtor që i takoi Gjilanit (0:2) u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Takimi i dytë dhe i tretë i këtyre dy ekipeve u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan (1:0), ndërsa në sfidën e fundit ekipet u ndan në paqe (1:1).
Kujtojmë që Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 58 pikë të mbledhura, kurse Drita zë vendin e tretë me dy pikë më pak, 56./Demokracia.com/