Nuk ka prodhuar fitues përballja e sotme ndërmjet Chelseate Manchester Unitedit që u zhvillua në kuadër të javës së 26-të në Premierligë, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja u mbyll me rezultatin më të padëshiruar 0:0.
Përkundër që loja ishte shumë dinamike dhe solli raste, rrjetat mbetën të qeta për të mos prodhuar fitues.
Unitedi vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, derisa Chelsea i pesti me 44 pikë dhe objektiv të vetëm e kanë pozita që dërgon në Champions League, pasi ajo për titull duket se ka përfunduar dhe do të jetë Manchester City që do të triumfojë pasi kryeson me një diferencë prej 12 pikëve. /Demokracia.com