Lajme
Deputetja ukrainas: Rusia ka dëmtuar tubacionin Donetsk-Mariupol, duke lënë mbi 700,000 njerëz pa ngrohje
Demokracia
16:22 | 06 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Rusia ka dëmtuar tubacionin Donetsk-Mariupol, duke lënë më shumë se 750,000 njerëz pa ngrohje, ndërsa temperaturat janë nën 0 gradë Celsius.

Kështu ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Twitter”, Inna Sovsun, deputete në Parlamentin e Ukrainës, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.

“Tubacioni i gazit Donetsk-Mariupol u dëmtua nga pushtuesit rusë. Tani, më shumë se 750,000 njerëz kanë mbetur pa ngrohje, ndërsa shpesh temperaturat janë nën 0°C jashtë.

“Pothuajse 1 milion vendas do të përballen me një fatkeqësi humanitare dhe rrezik për të ngrijë deri në vdekje” , ka shkruar ajo./Demokracia.com/

 

Të ngjashme