Lajme
Deputetja e shqetësuar për largimin e gazetarit turk nga RTK: Po shuhet zëri ynë
Demokracia
10:51 | 28 Mars 2022

Share:

Deputetja Fidan Jilta nga partia turke KDTP është shprehur e shqetësuar për largimin nga puna të një gazetari turk në RTK.

Ajo ka thënë se zëri i turqve në RTK po shuhet, shkruan Demokracia.com.

Jilta tha se çdo komunitet ka të drejtë të marrë lajme në gjuhën e tyre.

“Ky gazetar ka qenë veshi, syri dhe zëri i komunitetit tonë. Vendimi për të mos ia vazhduar kontratat na ka shqetësuar edhe neve. E drejta jonë për të marrë informacione duhet të mbrohet në qeverinë ku jemi partner. Për këtë situatë e kemi njoftuar edhe zëvendëskryeministrin”, tha ajo. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme