Lajme
Deputetja serbe raportueses së Kosovës në KiE: Pa integritet, hipokrite, po e hapë Kutinë e Pandorës
Demokracia
19:07 | 16 Prill 2024

Share:

Deputetja serbe, Biljana Pantiq Pilja tha se raportuesja greke Dora Bakoyannis e cila rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës do të hyjë në histori “duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Ajo tha se Asociacioni “nuk do të themelohet” nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Europës.

“Nëse e ftoni të ashtuquajturën Kosovë në Këshillin e Evropës pa themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Asociacioni nuk do të themelohet kurrë”, tha ajo.

Biljana Pantiq Pilja e quajti Dora Bakoyannis të paintegritet dhe hipokrite.

“Ajo që po bëni është precedent me të cilin do ta hapni Kutinë e Pandorës”, tha deputetja serbe.

“Edhe shteti juaj do ta ndjekë këtë precedent që e keni krijuar”, tha ajo, duke iu referuar Greqisë.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës.

Të ngjashme