Lajme
Deputetja Musliu viziton nënën e Ramush Haradinajt për Ditën e Gruas
Demokracia
19:20 | 08 Mars 2023

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, bashkë me deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriajn, si dhe ish-deputeten e PDK-së, Evgjenie Thaçin, kanë vizituar nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Rukë Haradinajn në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Vizitën e ka njoftuar Musliu me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se grate si Rukë Haradinaj janë të rralla, shkruan Demokracia.com.

“Në ditën ndërkombëtare të Gruas, bashkë me Timen dhe Evgjeninë vizituam Nanën e heronjëve të lirisë, Rukë Haradinaj. Gratë si Rukë Haradinaj janë të rralla. Ato janë burim i forcës, djep i atdhedashurisë dhe simbol i frymëzimit”, shkruan Musliu.

“Sot e kemi shumë më të lehtë falë sakrificës dhe dhimbjes se nanës Rukë dhe të gjitha atyre nënave, djemtë dhe vajzat e të cilave u flijuan për lirinë tonë”.

“Me një mikpritje fisnike na nderuan edhe Suzana, bashkëshortja e Heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Antigona”. /Demokracia.com/

Të ngjashme