Lajme
Deputetja Krasniqi: Diaspora përkrahëse e vazhdueshme e LDK-së
Demokracia
08:19 | 30 Maj 2022

Share:

LDK po zhvillon takime me mërgimtarë dhe me strukturat e partisë së tij në disa shtete të Europës.

Kreu i saj, Lumir Abdixhiku, dhe disa deputetë po qëndrojnë në Belgjikë, ku kanë takuar mërgimtarët që jetojnë në atje.

Në këto takime po merr pjesë edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila thotë se diaspora është përkrahëse e vazhdueshme e LDK-së.

“Pjesëmarrje madhështore e bashkatdhetarëve në tubimin e organizuar për 32 vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Beneluks. Falënderoj përzemërsisht të rinjtë, burrat e gratë, për përkrahjen e vazhdueshme”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme