Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka marrë një kërcënim nga një person në rrjetin social në Facebook.
Ajo thotë se ky kërcënim ka të bëjë lidhur me një çështje prone që familjarë të sajë dhe një person tjetër janë të përfshirë.
Pacolli thotë se nuk ka të bëjë asgjë me rastin e raportuar në media, e që thotë se edhe mënyra e raportimit ka nxitur urrejtje ndaj saj.
“Sot mora një kërcënim të cilin e raportova menjëherë në polici. Kërcënimi lidhet me një rast që u raportua këtyre ditëve dhe i cili nuk ka të bëjë asgjë me mua e as me punën që bëjë dhe nuk më përfshinë mua në asnjë rrethanë. Mënyra se si u raportua rasti nga Nacionale dhe Berat Buzhala për interesa personale e me qëllim të denigrimit të personalitetit dhe reputacionit tim si deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE ka nxitur urrejtje e dhunë ndaj meje”, ka shkruar Pacolli.
Për çdo mesazh kërcënues që marr do ta informoj menjëherë policinë dhe kushdo që përdor emrin tim për këtë rast apo raste tjera që nuk kanë të bëjnë me mua si person privat apo publik do të ngriti padi, ka shtuar më tutje Pacolli.