Lajme
Deputetja e VV-së pasi votoi kundër Trustit akuzon opozitën se festoi për mos liberalizimin e vizave
Demokracia
18:51 | 23 Qershor 2022

Share:

Kosovarët janë të vetmit në Ballkan që u duhet viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Një rrugë e filluar qe 12 vjet, por ende e papërfunduar, shkruan Demokracia.com.

Liberalizimi i vizave për Kosovën ka dështuar të arrihet edhe një herë gjatë samitit të Bashkimit Evropian, ku përveç liderëve të shteteve anëtarë të BE-së, morën pjesë edhe udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Rreth kësaj, pati reagime të shumta, duke përfshirë edhe nënkryetaren dhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku.

Kollçaku në reagimin e saj dha një deklaratë të çuditshme, duke aluduar se opozita në Kuvendin e Kosovës po feston pse s’pati sinjale për heqjen e vizave.

Madje, nënkryetarja e VV-së, ka shkuar më larg duke thënë se opozita nuk interesohet për qytetarët, por vetëm që liberalizimi i vizave të mos ndodhë në kohën e Qeverisjes Kurti.

Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Po feston opozita në Kuvend.

Nuk paska ende pëlqim për liberalizim të vizave ??

E tash, a po flasim për të njëjtin popull?

Për Trustin??? Kinse të brengosur për qytetarët këta milionerë. Ata nuk e kanë brengën e pensionit. I kanë siguruar edhe nipat mootiiiii.

Vizat edhe ashtu i kanë në pasaporta, e sa për qytetarët….

Për ata është me rëndësi vetëm një gjë, të mos ndodhë liberalizimi në kohën e Qeverisjes Kurti./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme