Lajme
Deputetja e PDK-së: Turp, Osmani s’e tha asnjë fjalë për heronjtë e Kosovës në Hagë
Demokracia
13:04 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka kritikuar të parën e shtetit pse s’ka përmendur krerët e UÇK-së që janë të burgosur në Hagë.

Këtë veprim të presidentes, ajo e ka quajtur “turp”.

“Presidente, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë të Republikë së Kosovës që janë të burgosur në Hagë!!!TURP!”, ka shkruar ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, e ka quajtur jo të lehtë vitin 2023.

Osmani fjalimin e ka nisur me sulmin në Banjskë, foli për dialogun, draft-satutin e Asociacionit e atë që është bërë për fuqizimin e Kosovës ndërkombëtarisht.

Të ngjashme