Lajme
Deputetja e PDK-së: Të gjithë miqtë ndërkombëtarë kërkojnë implementimin e Asociacionit, ky është rezultat i politikës së Kurtit
Demokracia
15:45 | 13 Janar 2024

Share:

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se jo vetëm eurodeputetja Von Cramon, por të gjithë miqët ndërkombëtarë kërkojnë që të implementohet Asociacioni.

Musliu në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kjo është një kërkesë primare në sferën ndërkombëtare që ka Kosova.

“Të gjithë miqët ndërkombëtar, jo vetem znj.Cramon, kërkojnë që asociacioni të implementohet. Është kërkesë primare në çdo tryezë e iniciativë në sferën ndërkombëtare që ka Kosova”, tha ajo për Gazeta Blic.

Tutje thotë se Asociacioni është rezultat i politikës së kryeministrit Kurti dhe është një dhuratë nga ai për Kosovën.

“Z.Kurti e din pse dhe si e ka sjellë Kosovën në pikën ku nga ndërkombëtaret nuk kërkohet njohja e ndërsjellë Kosovë -Serbi (siç kërkojhej më herët) por kërkohet Asociacioni. Asociacioni është rezultat i politikës së z.Kurti, është dhuratë nga ai për Kosovën”, përfundoi Musliu – Shoshi

Të ngjashme