Lajme
Deputetja e PDK-së: Qeveria Kurti le t’i kuptojë drejtë mesazhet amerikane
Demokracia
08:41 | 28 Korrik 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila është edhe anëtare e Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme, ka thënë fokusi i takimit me Sekretarin Blinken tregon se ka vendosmëri amerikane për një proces të dialogut Kosovë-Serbi.

Musliu-Shoshi ka shtuar se mbetet të shihet qasja, kuptimi i drejtë i mesazheve amerikane dhe qëndrimi i Qeverisë në temat dhe marrëveshjet që do të trajtohen në të ardhmen e afërt.

“Më në fund është për t’u vlerësuar fakti që pas 1 viti e gjysmë e kemi një hap pozitiv në politikën e jashtme dhe këtë krejtësisht falë SHBA-së!
Vizitat e tjera kanë qenë eksperimente dhe eksperienca personale e politike të Kurtit e Osmanit, pa ndonjë agjendë konkrete për shtetin tonë në relacion me SHBA-në.
Fokusi i takimit me Sekretarin Blinken na tregon se ka vendosmëri amerikane për një proces të dialogut Kosovë-Serbi, andaj mbetet të shihet qasja, kuptimi i drejtë i mesazheve amerikane dhe qëndrimi i Qeverisë në temat dhe marrëveshjet që do të trajtohen në të ardhmen e afërt!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Të ngjashme
Lajme • 11 Maj 2025