Lajme
Deputetja e PDK-së: Nuk pres që nesër në seancë të ketë lëvizje në drejtim të zhbllokades se intitucioneve!
Demokracia
18:55 | 16 Maj 2025

Share:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Nesër pritet të mbahet seanca e radhës me përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Seanca pritet të fillojë në ora 10:30.

Por nga Partia Demokratike e Kosovës po shprehen se as nesër nuk pritet të lëvizje në drejtim të zhbllokimit të ngërçit institucional.

Kështu deklaroi për “Gazeta Blic” deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu-Kodra.

“Nuk pres as neser qe do te kete levizje ne drejtim te zhbllokades se intitucioneve, as ne përpjekjen e 17” tha shkurt Deliu-Kodra për “Gazeta Blic”.

Dje Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thirri në një takim konsultativ krerët e subjekteve politike për të folur në lidhje me daljen nga kjo situatë.

Presidentja Osmani tha pas takimit se nuk ka pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se ka parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

“Dua t’i përgëzoj liderët për qasjen e tyre konstruktive në këtë takim, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërrmuese të temave. Secili prej tyre tregoi vullnet të mirë për një zgjidhje përpara, që të konstituohet kuvendi sa më parë”, tha Osmani.

Osmani tha se ky ishte vetëm takimi i parë dhe paralajmëroi se takimet do të vazhdojnë edhe javën tjetër me secilin lider veç e veç, nëse është e nevojshme./Gazeta Blic/

Të ngjashme