Lajme
Deputetja e PDK-së në mbështetje të Ganimete Musliut: Këshilltarja e presidentes të kërkojë falje publike
Demokracia
20:06 | 21 Prill 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj Rejhan Vuniqit, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka pëlqyer një postim me gjuhë fyese ndaj deputetes Ganimete Musliu. 

Pas raportimit të Demokracia.com, Musliu-Shoshi ka shkruar se të mbështesësh ofendimet publike që i bëhen një gruaje është gjesti më i ulët njerëzor.

“Kur kjo mbështetje vije nga një grua që mbajti pozitën e zv. Ministres së Punëve të Jashtme ndërsa sot mbanë pozitën e këshilltares së Presidentes, atëherë nuk kemi të bëjmë më me një gjest, por kemi të bëjmë me një kampanjë të orkestruar. Kemi të bëjmë me përndjekje puro politike”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Ajo ka kërkuar nga Vuniqi që t’i kërkojë falje publike deputetes Ganimete Musliu.

“Prandaj ne, gratë dhe vajzat e këtij vendi duhet t‘i themi STOP kësaj qasjeje. Znj. Vuniqi sot duhet të kërkon publikisht falje. Jo vetëm Ganimete Musliut, por të gjitha grave dhe vajzave të Kosovës”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

SKANDALOZE| Në vend që ta mbrojë, këshilltarja e Osmanit e pëlqen komentin ofendues për Ganimete Musliun

Të ngjashme