Lajme
Deputetja e PDK-së: Kryeministër, a ëndërrove që je në opozitë e me të dhezë sot me protestë?
Demokracia
11:33 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi, ka reaguar pas vendimit për lirimin e ish-policit serbe, i cili u dërgua në arrest shtëpiak.

Musliu i ka kujtuar kryeministrit Kurti se së bashku me ministrin Sveçla, kanë hedhur molotov për ta shkatërruar pronën publike.

Postimi i plotë:

Miremengjesi Albin!

A ëndrrove që je opozitë e me te dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”, “Jo negociata, Vetevendosje!”

Mundesisht, bashkë me Xhelalin, me molotova me shkatërru pronen publike e me gurë me e godit policinë.

Po në realitet je kryeminister që nuk je “në ngjarje” çka po ndodh, anipse e mban Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e vet i emëron drejtorin dhe inspektorin e AKI-së. Prap viktimizohesh e vajton.

Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në kete vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë.

Të ngjashme