Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, ka thënë se partia e saj konsideron që në këto momente, Kuvendit të Kosovës në krye i duhet një njeri si Fatmir Limaj, që sipas saj është figurë që do të sillte konsensus, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka thënë se ka konstruktivitet nga të dyja palët, por s’ka ndonjë qëndrim të ri.
“S”mundem me konfirmu që ka pasur takim të ri. Ska asnjë qëndrim të ri. NISMA konsideron që Kuvendit në këto momente i duhet z. Limaj, që do të sillte konensus. Jemi në ato qëndrime. Ka bisedime, por s’ka një vendimmarrje të re. S’ka pas një takim të re mbrëmë. Nuk e besoj. Mbesim në ato qëndrime”, ka thënë ajo.
Izmaku ka thënë se s’kanë ndonjë afat për këtë kërkesë të tyre.
“S’mundem me thënë që ka afat. Ka një vullnet që të dilet nga ky ngërc”, ka thënë ajo./Express/