Lajme
Deputetja e LDK-së kërkon që shteti t’i shpërblejë qytetarët që japin informacione për sulmuesit e Valon Sylës
Demokracia
12:14 | 12 Prill 2023

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar që shtetit të ofrojë shpërblim për qytetarët që japin informacione për sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Bajrami përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka përmendur se askush nga pushteti, përpos kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm.

“Mosreagimi i tyre është sinjal i keq për këtë vend. Sepse duke mosreagu Kryeministri, Presidentja dhe ministri i brendshem sulmuesit mund të trimërohen. Shteti duhet të ofrojë shpërblime për ata qe japin informacione për arrestimin e sulmuesve.” – ka shkruar tutje ajo.

Të martën mbrëma është sulmuar fizikisht gazetari dhe analisti i politikës, Valon Syla.

Analisiti Valon Syla gjatë ditës së djeshme kishte bërë disa reagime lidhur me një veturë “Mercedes” që e mori si dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Të ngjashme