Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas takimit në Berlin, derisa e ka quajtur atë mashtrues.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar fotografinë nga takimi i Kurtit me Lajçakun dhe Vuçiqin, ajo ka thënë se kryeministri i ka shkelur të gjitha parimet me të cilat ka ardhur në pushtet.
Ajo ka pyetur se ku e ka gjetur Kurti motivin për të buzëqeshur përballë Vuçiçit, i cili mohon masakrat në Kosovë.
Postimi i saj i plotë:
Kurti i shkeli të gjitha parimet me të cilat erdhi në pushtet. Shijoi darkën me Vuçiqin, në një tavolinë të përbashkët. Nuk e di ku mund ta ketë gjetur motivin për të buzëqeshur përballë udhëheqësit të shtetit gjenocidal, që mohon edhe masakrat në Kosovë?!
Kryeministër mashtrues!