Lajme
Deputetja e AAK-së: Kërkesa për pezullimin e grevës është bërë për shkak të krizës energjetike
Demokracia
18:42 | 28 Shtator 2022

Share:

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka folur rreth grevës në arsim.

Ajo foli për kërkesën e SBASHK-ut që ia ka drejtuar anëtarësisë për pezullimin e grevës, duke thënë se SBASHK-u e ka kuptuar se kriza energjetike mund ta rrezikojë mbarëvrajtjen e mësimit në dimër.

Sipas saj kërkesa e sindikatës për pezullimin e grevës është bërë për hir të fëmijëve.

“E shoh një arsyeshmëri logjike të sindikatës, të përfaqësuesve të këshillit grevist dhe udhëheqësve që ta dërgojnë kërkesën për pezullim të grevës në anëtarësi. Pikërisht ky afat, në janar tregon se deri atëherë do ta dijmë se si do të kalojmë me krizën energjetike dhe kjo më lë të kuptojë se janë duke e bërë këtë për hir të fëmijëve. Sepse janë të informuar se kriza energjetike mund ta rrezikojë mbarëvajtjen e mësimit në dimër”, tha Reshitaj.

Greva në arsim ka mbi një muaj që ka filluar, ndërsa indikata e arsimit sot ka dhëne sinjale se do ta pezulloj këtë greve deri në janar.

Të ngjashme