Lajme
Deputetja e AAK-së e lut Albena Reshitajn të mos shkojë në seancën për Presidentin
Demokracia
15:48 | 04 Prill 2021

Share:

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj i ka kërkuar bashkëpartiakës së saj, Albena Reshitaj që të mbrojë qëndrimet e kësaj parti.

Kadriaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se AAK ka garuar me kandidatin e tyre për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojnë një kandidat tjetër, përcjell Demokracia.com.

“Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër. Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend”, ka shkruar Kadriaj.

Kujtojmë se në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme për zgjedhjen e Presidentit të vendin, Albena Reshitaj ka marrë pjesë në Kuvend, dhe ishte e vetmja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ishte prezente në sallë kur u hodh në votim pozita e presidentit.

Postimi i plot i Kadriajt, pa ndërhyrja:

Të gjithë e kuptojmë demokracinë dhe me plotë përgjegjësi po e them se në AAK vlerësohet e respektohet demokracia, mendimi dhe fjala e lirë. Por ndonjëherë uniteti brenda grupit parlamentar është shumë më i rëndësishëm se sa një veprim kundër qëndrimit të grupit.

Unë kërkoj nga kolegia ime, znj.Albena Reshitaj, ish kryetare e Komisionit për Shëndetësi që të reflektojë, dhe të mbrojë qëndrimet e partisë që ajo përfaqëson.

Ne si AAK, kemi garuar me kandidatin tonë për president dhe është shumë e pakuptimtë që të votojmë një kandidat tjetër!

Prandaj po e lus publikisht, për hir të qytetarëve që e vlerësuan dhe i besuan votën që të reflektoj, dhe te veprojë sipas vendimeve dhe qëndrimeve te partisë që përfaqëson në Kuvend./Demokracia.com/

Të ngjashme