Deputetja e parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas vendimit për lirimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.
Deputetja thotë se ndjehet e lehtësuar pasi ka kuptuar lajmin për lirimin e policëve, të cilët më 14 qershor ishin arrestuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ajo shton se për Qeverinë e Serbisë nuk ka pasur asnjë pasojë.
“E lehtësuar kur shikuam lirimin e tre zyrave të policisë kosovare të cilët ishin ndaluar dhe rrëmbyer ilegalisht nga territori i Kosovës. U desh shumë kohë për lirimin e tyre, pa pasoja të dukshme për Qeverinë Serbe. Përkundrazi Serbia mori pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me SHBA”, thotë ajo.
Tre policët ishin arrestuar më 14 qershor, ndërsa sot Gjykata në Kralevë mori vendim për lirimin e tyre. Ata pritet të kthehen sot në Kosovë.
Për lirimin e tyre ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka kërkuar që Serbia të mbajë përgjegjësi për kidnapimin e tyre.