Lajme
Deputetja Balje pi ujë të prodhuar në Serbi, por gjen një arsyetim
Demokracia
22:34 | 24 Maj 2023

Share:

Deputetja nga radhët e grupit parlamentar Multietnik, Duda Balje, është parë të mërkurën duke pirë ujë që prodhohet në Serbi.

Kjo ngjarje kishte ndodhur teksa ligjvënësja Balje, ishte në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Balje, po konsumonte ujin “Prolom voda” dhe për këtë kishte pasur një arsyetim.

Ajo thotë se nuk e kishte synim që ta blinte një ujë të tillë.

“Veç këtë ujë e kam gjet këtu në market para Kuvendit. Jo me qëllim nuk e kam blerë, sepse nuk kemi ujë këtu. Ujin e parë që e gjeta, dhe pa qëllim, sepse kam ardhur vonë në takim”, tha ajo.

“Normal që e kam ditë që është prodhim i Serbisë, por shpejt kam vendos”, u shpreh Balje, në pyetjen se a e ka ditur prejardhjen e këtij uji.

Të ngjashme