Lajme
Deputetit të Kurtit, Armend Mujës, i shkon huq lista me bandat kriminale në veri pasi shefi i tij u pajtua të mos arrestohen
Demokracia
22:50 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga takimi i tij me përfaqësues serbë të Kosovës në Rashkë, tha se janë duke e pritur në çdo moment kthimin e ish-policit të arrestuar për vepra terroriste, Dejan Pantiq, në shtëpinë e tij, duke njoftuar se ai është i shoqëruar nga EULEX.

Po ashtu, serbët që qëndruan në barrikada e hodhën edhe mjete shpërthyese nuk do të ndiqen penalisht, shkruan Danas.

“Është një fitore simbolike. S’ka mëdyshje se personat që kanë qenë në barrikada nuk do të ndiqen penalisht”.

Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ai i cili e kishte publikuar ditë më parë një listë me serbët që duhet arrestuar, pasi që të njëjtit kanë nxitur në vazhdimësi trazira në veri, përfshirë edhe ngritjen e barrikadave.

Pikërisht kjo listë e Mujës është përdorur nga Serbia që të insistojë të përfshihet në deklaratën e përbashkët të SHBA-së dhe BE-së, si garancë që Kosova do t’i amnistojë personat e përmendur nga deputeti i LVV-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024