Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.
Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër, shkruan Demokracia.com.
Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë.
Në vitin 1992, Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Gjithashtu, ai ishte edhe kandidat për shefin e Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 2018, por që u mund nga Armand Duka. /Demokracia.com