Lajme
Deputeti shqiptar pro rrëzimit të Abazoviq: Ia bëre vetes
Demokracia
15:03 | 19 Gusht 2022

Share:

Deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, vlerëson se marrëveshja e nënshkruar me Kishën Ortodokse Serbe nën qeverisjen e kryeministrit Abazoviq ka sjellur edhe mocionin e mosbesimit ndaj tij.

Ai i është drejtuar Abazoviqit duke i thënë se “Pse marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe u fut në agjend me aq vrull?”, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Pikëpamja jonë është konfirmuar nga ministri Marash Dukaj i cili nuk votoi gjatë deklaratës për marrëveshjen themeltare me Kishën Ortodokse Serbe”, tha tutje ai.

Sipas Nimanbegut, Abazoviq duhet të ishte sillur ndryshe, mirëpo që tani kjo është punë e kryer.

“Duhet të ishte sjellur ndryshe, por kjo më është tani punë e kryer”, tha Nimanbegu.

Të ngjashme