Diaspora
Deputeti shqiptar në Cyrih: Qysh nga mosha 19 vjeçare jam angazhuar në politikë
Demokracia
09:00 | 29 Nëntor 2021

Share:

Përparim Avdili, deputet nga qyteti i Cyrihut në Zvicër, ka thënë që ai ka arritur që të bëhet deputet, për shkak të angazhimit shumëvjeçar në politikë.

“Jam i anëtarësuar në Partinë Liberale qysh prej moshës 19 vjeçare. Pastaj, jam angazhuar vit për vit edhe më shumë. Në vitin 2015, kam kandiduar për herë të parë për Kuvendin dhe nuk arrita për pak vota të zgjedhem. Në vitin 2017 e kam marrë drejtimin e degës së partisë sonë, në degën ku jetoj unë në Cyrih dhe sot e kryej atë funksion si kryetar i degës. Ndërsa në vitin 2018 arrita në bazë të angazhimit tim që të zgjedhem deputet”.

Avdili në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që me kalimin e viteve është rritur interesimi për politikën i shqiptarëve në Zvicër.

“Deri para pak vitesh s’ka qenë shumë angazhim i madh i shqiptarëve në Zvicër në politikë, edhe pse me numër jemi 4 ose 5 % e popullsisë së shqiptarëve në Zvicër. Deri para 5 – 6 vitesh s’ka pasë shumë shqiptarë të kyçur në politikë, por edhe jo të interesuar në politikën e përditshme zvicerane”.

Të ngjashme