Lajme
Deputeti Meta del kundër shefave: Martin Berishaj të lirohet nga detyra
Demokracia
14:24 | 27 Prill 2022

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta për dallim nga kolegët e tij që nuk e kanë thënë asnjë fjalë ose e kanë mbrojtur ambasadorin Martin Berishaj, i cili dyshohet se është përfshirë në një skandal të shpëlarjes së parasë, ka kërkuar lirimin  e ambasadorit nga detyra.

Meta ka qenë i vetmi zë nga pushteti i cili ka kërkuar që ambasadori Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetimin e pafajësisë, shkruan Demokracia.com.

Ai ka thënë se nuk duhet të heshtet për këtë çështje.

“Bazuar në bindjet e mia, mendoj që për rastin e ambasadorit z. Martin Berishaj, duhet të merret një vendim. Është mirë që z. Berishaj të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë.”, ka shkruar ai.

Meta po ashtu ka thënë se me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë.

“Gjithashtu, si shtet nuk guxojmë që të rrezikojmë që në një shtet mik, siç është Kroacia, shtet që e kemi referencë në shumë procese, të përfaqësohemi me një figurë të përfolur tashmë për gjëra që më së paku do të duhej të përfolen ambasadorët.”, ka shkruar Meta. /Demokracia.com/

Të ngjashme