Lajme
Deputeti malazez: Mandiq e ka zbatuar politikën e Millosheviqit – nuk e meriton të jetë kryetar i Kuvendit
Demokracia
17:50 | 30 Tetor 2023

Share:

Deputeti i DPS-së në Kuvendin e Malit të Zi, Andrija Nikoliq, vlerëson se çetnikët tani janë legjitimuar si ideologji shtetërore në shtetin malazez.

Nikoliq deklaroi se e gjithë infrastruktura e Serbisë është shfrytëzuar për të “shtyrë” ZBCG, partinë e Andrija Mandiq në pushtet.

“Ju ia dolët. Sot Mandiq do të betohet në Kushtetutën që e grisën kolegët e tij. Nuk e dinim që në larjen e biografisë së Andrija Mandiq do të merrnin pjesë përfaqësues të partive civile, por edhe të partive shqiptare”.

“Përfaqësuesit e partive shqiptare harruan se Mandiq ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave  në Kosovë dhe ka zbatuar politikën e Sllobodan Millosheviqit – politikën e spastrimit etnik të Kosovës. A mendoni se dikush e ka harruar këtë? Sigurisht që jo”, tha ai, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

Mandiq, drejtues i koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”.

Të ngjashme