Deputeti i komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës, Fridon Lala, ka reaguar pas publikimit të videos ku një vajzë e mitur, tërhiqet dhunshëm nga lokali në praninë e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Lala përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se qëndrimi i ministrit në këtë rast, është i patolerueshëm.
Postimi i plotë:
Sapo e pashë një video të nxjerrë nga disa portale në të cilën shihet një vajzë lëmoshë-kërkuese duke u shoqëruar dhunshëm jashtë një lokali në prani të ministrit Faton Peci.
Për një ministër të republikës, qëndrimi prej spektatori në një rast të tillë është flagrant dhe i patolerueshëm.