Lajme
Deputeti komik i LVV-së: Do të kemi rritje të jetëgjatësisë për kosovarët
Demokracia
13:39 | 26 Maj 2022

Share:

Qeveria Kurti po parasheh edhe rritje të jetëgjatësisë. Kështu të paktën po paralajmëron deputeti i partisë në pushtet, Dimal Basha.

Basha përmes një shkrimi në Facebook pas një “hulumtimi 5 minutash”, që ka bërë thotë që jetëgjatësia në Kosovë do të rritet gjatë viteve në vijim.

“Sa për korrektësi, për 5 minuta hulumtim në telefon dore arrita me gjetë që jetëgjatësia në Kosovë është përafërsisht 70 vjet, e jo 65, dhe kjo miq të dashur pritet të rritet gjatë viteve në vijim. Nuk bahet me propagandë, veq me statistika”, ka shkruar Basha.

Pritjet e ‘shpërthimet’ e tilla të Bashës nuk janë të pakta. Jo rrallëherë çuditë qytetarët me deklaratat e tij pompoze.

Në një rast konkret fliste me kërshëri për takimet e Kurtit në SHBA.

Albin Kurti, në petkun e kryeministrit premtoi se në nëntor të vitit të kaluar do të shkonte në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi paraprakisht opozita e kishte “akuzuar” se i është refuzuar viza amerikane.

Por, kjo vizitë nuk ndodhi në nëntor.

Në muajin dhjetor, kur Kryeministri Kurti u pyet pse ende nuk kishte shkuar ende në Amerikë, deklaroi se shefi i stafit të tij është duke përgatitur këtë vizitë të rëndësishme.

Kurti, nuk jepte më shumë detaje për këtë.

“Sa i përket vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është duke u përgatitur nga shefi i stafit tim, Luan Dalipi. Do të bëhet sa më parë në fillimin e vitit në të cilin hyjmë, por unë nuk mund të them tash konkretisht përderisa janë duke biseduar atje”, tha kryeministri Kurti.

Meqë as në fillim të vitit kjo ndodhi, në një konferencë tjetër Kurti tha se në pranverë gjithqysh do të shkonte në ShBA.

“Edhe unë jam i interesuar që të shkoj, edhe kjo do të ndodhë në këtë pranverë. Edhe jo që do të shkoj, por edhe do të kthehem. Do të më duhet të qëndrojë pak më shumë se zakonisht ashtu që edhe do të mund të ma bëni pyetjen “e kur do të ktheheni”, u përgjigj kryeministri Kurti në konferencën për media.

Shtyrjen nga muaji në muaj Kurti e kishte arsyetuar me shkaqe logjistoko-teknike.

“Besoj që pengesa kryesore është logjistike-teknike sepse nuk mund të shkoj për tri ditë atje. Kur të shkoj në ShBA, nuk shkoj për tri ditë, dua të shkoj 10 ditë ose dy javë sepse edhe është një shtet shumë më i madh e shumë më larg, por edhe takimet që du t’i bëjë atje do të jenë edhe më të shumta”, thoshte ai.

Ishte deputeti i VV-së, Dimal Basha, që dha një deklaratë interesante para se të dihej se kur kryeministri Kurti, do të udhëtonte në SHBA.

I rriti pritjet e militantëve të tyre kur thoshte se “Njeri më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”.

“Kush është futur deri tani në Shtëpi të Bardhë. Ka qenë ndoshta Fan Noli. Ndoshta edhe Faik Konica. Mos ma përmend Avdullah Hotin se po flasim për njerëz seriozë. Njeri më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”, ka thënë ai.

Të ngjashme